Të paktën 38 persona pësuan lëndime, nga një zjarr që shpërtheu në një rrokaqiell në Manhattan të New Yorkut.
Zjarri shpërtheu në orët e vona të shtunës në katin e 20-të të rrokaqiellit, transmeton Telegrafi.
“Janë lënduar 38 persona, dy nga të cilët janë në gjendje kritike e pesë në gjendje shumë të rëndë, derisa të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta”, kanë njoftuar ekipet e zjarrfikësve.
Ata theksojnë se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i baterisë së një biçiklete elektrike.
Madje besojnë se një banor kishte qenë duke rregulluar biçikletën – duke e cilësuar si vepër të kundërligjshme për faktin se rrezikoi jetën e banorëve tjerë dhe nuk e dërgoi te ekipet e profesionalizuara për këtë.
Zjarrfikësit janë filmuar duke shpëtuar një grua, e cila del nga dritarja e apartamentit me ndihëm e litarit që ia ofron zjarrfikësi. /Telegrafi/