Jemeni është vend ku dominon shkretëtira, ku nuk ka lumenj të përhershëm, por sezonalë – sidomos në vise e larta që ndërthuren me lugina të lumenjve të quajtura “Wadi”. Më të dalluarat janë Wadi Hadhramaut dhe Wadi Dawan, në Jemenin lindor dhe qendror.
Ajo që e karakterizon këto rajone janë ndërtesat e ndërtuara nga tullat e lloçit. Në fakt, këtu gjenden mbase rrokaqiejt më të vjetër në botë, disa të ndërtuara para 500 vitesh.
Ndërtesat janë ngjitur njëra me tjetrën dhe shërbejnë si apartamente. Shpeshherë gjenden në shkëmbinj të mëdhenj. Ndërsa, sa herë që bie shi apo ka përmbytje, dobësohen, për çka nevojitet mirëmbajtje e vazhdueshme për to.
Qytet më i njohur është Shibami apo “Menheteni i shkretëtirës”. Qyteti është ndërtuar në shekullin e tretë, por është shkatërruar gjatë vërshimeve të shekullit XVI. Megjithatë, disa ndërtesa të vjetra ende qëndrojnë, si p.sh. “Xhamia e së Premtes” e ndërtuar në vitin 904. /Telegrafi/