Një aksidenti i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur këtë të premte në qendër të Rrogozhinës.
Policia njofton se një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, një mjet tip ‘Ford’, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media.
Si pasojë të miturit janë lënduar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit./Telegrafi/