Telegrafi

“Rroftë Barça, rroftë Katalonja, rroftë Kosova!”

Rreth 230 fëmijë, nën tingujt e himnit të Barcelonës, u rreshtuan pranë fotografive gjigante të Messit, Neymarit, Suarezit, Iniestës, Piques dhe Busquetsit në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Fëmijët pjesëmarrës të kampit 5-ditor të Barcelonës, që përfundoi të mërkurën, u përshëndeten me duartrokitje të katër trajnerëve e koordinatorit të Barçës, prindërve të tyre dhe pak shikuesve për punën që kishin bërë për këto ditë nën urdhrat e trajnerëve të Barcelonës, shkruan sot Koha Ditore.

Pas ceremonisë përmbyllëse të kampit të gjithë fëmijët morën edhe nga një mirënjohje me firmën e zyrtarëve të Barcelonës.

Trajnerët dhe koordinatori i Akademisë së Barcelonës u ndanë të kënaqur me atë që panë te fëmijët e Kosovës. Premtuan se do të vijnë sërish për të organizuar kamp trajnimi.