Site icon Telegrafi

Rrobat tuaja kanë aromë të keqe pas larjes, pastrojeni rrobalarësen duke përdorur tre përbërës

(Foto: In the Wash)

Nëse rrobat tuaja kanë një erë të pakëndshme pas larjes në lavatriçe, pastrojeni atë me ndihmën e vetëm tre përbërësve që ndoshta i keni tashmë: uthull alkoolike, alkool mjekësor dhe sodë buke.

Hiqeni sirtarin nga makina larëse. Hidhni 100 mililitra alkool për fërkim në një shishe me spërkatës dhe spërkatni aty ku sirtari normalisht qëndron.

Lexo po ashtu Gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në rrobalarëse

Sirtarin duhet ta lani me ujë të ngrohtë dhe ta spërkatni me uthull dhe ta vendosni sërish në lavatriçe.

Në ndarjen ku zakonisht derdhni zbutësin e rrobave, hidhni pak uthull dhe në dy ndarjet e tjera vendosni sodën e bukës në të njëjtin proporcion që vendosni zakonisht pluhurin.

Lexo po ashtu Rrobalarësja lë shenja në rroba? Ja si ta zgjidhni këtë problem

Hidhni afërsisht 450 mililitra uthull në kazanin e rrobalarëses dhe lëshojeni në 90 gradë. Pasi makina të ketë mbaruar punën, hapni derën e saj dhe prisni rreth 10 minuta.

Spërkatni alkool në kazan dhe fshijeni tërësisht me një leckë pambuku. Përsëriteni këtë proces një herë në muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version