Site icon Telegrafi

Rrobat mund të kthehen siç ishin pa shumë lodhje dhe mund

Rrobat e bardha kanë ndryshuar ngjyrë, ja si t’i riktheni siç ishin

Larja e rrobave në rrobalarëse nuk është gjithmonë e përkryer. Shpesh rezulton që nga detergjentet jo të duhura ose proceset jo korrekte të larjes, rrobat ndryshojnë ngjyrë.

Por, ndodh edhe kur gabimisht vendosim një rrobë jo të përshtatshme me ngjyrë, në ato me ngjyra më të hapura.

Por, në këtë artikull po ju tregojmë disa mënyra se si t’i thoni lamtumirë këtyre shqetësimeve.

Kur rrobat e bardha bëhen rozë

Zhytini në zbardhues dhe ujë (me raportin 1 me 10). Shikojini çdo 15 minuta, dhe hiqini kur të bëhen të bardha. 90 minuta janë mjaftueshëm. Më pas lajini si zakonisht në rrobalarëse.

Kur rrobat kanë mbetur në rrobalarëse për 24 orë

Lajini përsëri me një filxhan uthull të bardhë (pa detergjent), për të hequr erën e lagështirës.

Peshqirë që nuk fshijnë mirë më

Kur t’i lani peshqirët disa herë me radhë, hidhni një çerek filxhani uthull të bardhë në procesin e shpëlarjes, dhe mos vendosni zbutësin në të ardhmen.

Lexo po ashtu Rrobalarësja lë shenja në rroba? Ja si ta zgjidhni këtë problem

/Telegrafi/

Exit mobile version