Dua Lipa është këngëtare me origjinë shqiptare që ka arritur shumë në botën e showbizit.
Në disa fotografi të publikuara në llogarinë personale në Instagram, veshja e Duas ngjason me ato shqiptare.
Fustani dhe kombinimi që ka bërë me bluzën e bardhë, duken sikur veshjet kombëtare shqiptare, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja aktualisht është duke punuar në projekte të reja, teksa po vazhdon edhe aktivitetet muzikore përmes koncerteve anembanë botës.
Vlen të theksohet se dje babai i këngëtares, i cili është edhen këngëtar, Dukagjin Lipa është takuar me reperin kosovar, Mc Kreshën. /Telegrafi/