Telegrafi

Rrjeti i Grave protestë para Gjykatës së Apelit në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitin

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitajn.

Protesta mbahet sot, në ora 09:30.

Lexo po ashtu Ja si u vra Donjeta Pajaziti!

“Përmes kësaj proteste kërkojmë nga Gjykata e Apelit në Prishtinë rishqyrtim të drejtë të vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për rastin e të ndjerës Donjeta Pajazitaj, si dhe të kërkohet të gjendet dhe të sillet para drejtësisë vrasësi i të ndjerës”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Detaje tjera për vrasësin e Donjeta Pajazitajt

RrGK rikujton se e ndjera kishte vdekur në nëntor të vitit 2015, ndërsa i dyshuar kryesor për vrasjen e saj ishte kushëriri Naser Pajazitaj, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë u shpall i pafajshëm, në mungesë provash.