Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitajn.
Protesta mbahet sot, në ora 09:30.
“Përmes kësaj proteste kërkojmë nga Gjykata e Apelit në Prishtinë rishqyrtim të drejtë të vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për rastin e të ndjerës Donjeta Pajazitaj, si dhe të kërkohet të gjendet dhe të sillet para drejtësisë vrasësi i të ndjerës”, thuhet në njoftim.
RrGK rikujton se e ndjera kishte vdekur në nëntor të vitit 2015, ndërsa i dyshuar kryesor për vrasjen e saj ishte kushëriri Naser Pajazitaj, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë u shpall i pafajshëm, në mungesë provash.