Telegrafi

Rrjedhja e gazit të Porto Romano, nisin hetimet për administratorin e firmës

Prokuroria ka nisur hetimet për administratorin e subjektit ‘Gaspower’ në Porto Romano të Durrësit, ku cisterna rrodhi gaz një ditë më parë.

Në hetim është vënë Altin Molla, për akuzën për veprën penale “Ndotje mjedisi”.

Materialet i janë referuar prokurorisë dhe po kryhen ekspertimet dhe kolaudimet përkatëse për te gjetur shkakun e ngjarjes se djeshme dhe nëse faji është i administratorit apo grupit të kontrollit teknik për mosmarrje masash për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe mos respektim të kushteve teknike në ambientet e punës. /Sh.com/