Site icon Telegrafi

Rrjedhin sekrete të tjera nga Shtëpia e Bardhë: “Ivanka luan rolin e gruas së Trumpit, kurse Hope Hicks të vajzës së tij”

Për faktin se Melania Trump nuk përzihet në punën e burrit të saj Donald, personeli i Shtëpisë së Bardhë për gruan e tij e konsiderojnë Ivanka Trump, ndërsa rolin e “vajzës së  vërtetë” ia kanë dhënë drejtoreshës për komunikimi Hope Hicks. Të paktën kështu shkruan Richard Wolff në librin e tij të ri “Zjarr dhe furi: brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit”.

“Ajo është këshilltari më i fuqishëm i Trumpit”, shkruan Wolff, për zeshkanen tërheqëse, 29-vjeçaren Hope Hicks, e cila ka udhëhequr fushatën presidenciale Trump.

“Detyra e saj kryesore është që të kujdeset për egon e tij, duke e siguruar që çdo gjë do të jetë mirë, inkurajuese dhe e kujdesshëm për të”,  thotë Wolff në pjesën e librit të tij të cilën e ka transmetuar “Hollywood Reporter”, përcjell Telegrafi.

“Pikërisht Hicks, e vetëdijshme për gafat dhe përsëritjet e Trumpit, kërkoi nga ai që të heqë dorë nga intervista e aranzhuar në “60 minuta” dhe të japë intervistë për “Fox”, që më herët i kishte dorëzuar pyetjet”, përcjell Wolff fjalët e punonjësve të Shtëpisë së Bardhë.

Wolff shkruan se Trump nuk mund të refuzojë kërkesat e fëmijëve të tij, kurse vendimin që këshilltarë të tij t’i shpall vajzën e tij Ivanka dhe burrin e saj Jared Kushner e ka quajtur “paaak, paaak të komplikuar”. Megjithatë, kjo nuk u tregua si një zgjidhje e lumtur.

“Deri në muajin korrik, janë Jared dhe Ivanka, të cilët nga një çift i pasur janë bërë çifti më i fuqishëm në botë, duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të ruajnë pozitat e tyre, kryesisht duke fajësuar Trumpin për të gjitha”, thotë Wolff.

“Vajza do ta rrënojë babanë”,  citohet të ketë thënë ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon. Pikërisht atë e ka fajësuar Trump për botimin e këtij libri, sepse konsiderohet se ishte njëri nga burimet kryesore të autorit të librit Richard Wolff. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=DP7yf8-Lk80

Exit mobile version