Telegrafi

Rrjedhin në internet këngët e reja nga Majk me Getoar Selimin, Ledri Vula me Vig Poppën dhe Fero

Hitet e shumta pritet që të publikohen gjatë verës 2019 nga artistët e estradës shqiptare.

Shumë prej tyre pritet që t’i publikojnë këngët e reja me klip këto ditë, teksa disa prej këngëve tashmë po rrjedhin në internet.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e ri “Malena” nga reperët Getoar Selimi dhe Majk, që tashmë gjendet në SoundiColud.

Këngën në fjalë mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU.

Majk ft Ghetto Geasy – Malena (official audio) 2019 by C4 Team

Por nuk është vetëm kjo këngë e gatshme për publikun, pasi edhe bashkëpunimi i ri i Ledri Vulës me Vig Poppë, i titulluar “Mashalla”, gjendet tashmë në këtë aplikacion.

Kënga “Mashalla” gjendet në këtë LINK.

Vig Poppa feat. Ledri Vula – Mashalla by C4 Team

Reperi Fero gjithashtu ka paralajmëruar prej ditësh se është në realizim e sipër të klipit më të ri “Ride or die”, pjesë e së cili do të jetë edhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli.

Kënga e tij e re është publikuar paraprakisht në SoundColud.

“Ride or die” nga Fero mund të dëgjohet duke klikuar linkun KËTU.

Fero – Ride Or Die (official Audio)2019 by C4 Team

Kjo nuk është hera e parë që këngët e estradës publikohen më herët në internet, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo gjë po bëhet me pëlqimin e tyre apo në mënyrë ilegale. /Telegrafi/