Magazina çeke AutoForum, ka siguruar disa fotografi në të cilat besohet se shihet koncepti i modelit të ri 911 GT3.
Megjithëse ky model gjendet në treg, kompania ka bërë disa ndryshime të dukshme në serinë e re të prodhimit, transmeton Telegrafi.
Pa dalë nga tiparet dalluese, shihen linja shumë më të mprehta, që bëjnë të duket sikur ‘ka rënë në peshë’.
Aty vërehet ndryshim edhe te dritat e përparme, të cilat duken shumë më të ashpra, si dhe te pjesa e grillit.
Nuk ka dyshime se aerodinamika është rritur, për t’i ndihmuar në rritjen e shpejtësisë, thuhet në artikullin lidhur me rrjedhjen e këtyre pamjeve.
Sidoqoftë, ndryshimet nuk besohet të jenë vetëm kozmetike, por edhe në pjesën e motorit. /Telegrafi/