Telegrafi

Rrjedhin imazhe të reja të dasmës së Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës (Foto/Video)

Data 27 korrik shënon një moment të veçantë për një prej çifteve më jetëgjatë në shoubizin shqiptar.

Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë kurorëzuar romancën dhjetëvjeçare në një dasmë, ku ishin të pranishëm familjarë dhe miq.

Në fotot e mëposhtme mund të shikoni çiftin teksa po vallëzojnë dhe argëtojnë të pranishmit.

Ata duken mjaft të lumtur dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe ndërsa janë edhe të emocionuar pasi të gjithë sytë janë drejtuar tek çifti. /Telegrafi/