Telegrafi

Rrjedhin fotografitë e BMW Serie-3, që do të lansohet më 2018 (Foto).

Deri më tani kompania e ka postuar jë fotografi, që e shfaqë konceptin e modelit të gjeneratës së shtatë të Serie-3.

Por magazinat që merren me zbulimin e veturave të pa lansuara, pamjet e së cilave mbahen të fshehta nga publiku, ia kanë dalë të sigurojnë dy fotografi, që tregojnë për këtë veturë, transmeton Telegrafi.

Në dukje të parë, kjo përngjanë shumë me BMW Serie-5, por ka disa dallime të dukshme.

Pjesa e grillit dhe shenja dalluese kanë marrë formë tjetër, ndërsa edhe dritat kanë lakesa që nuk përngjajnë me ato të vendosura në modelet tjera.

Derisa pjesët anësore janë shumë më të fryra, duket se pjesa e brendshme është më e madhe dhe e bollshme.

Në anën tjetër, është herët të flitet se çfarë aftësi lëvizëse do t’i ketë kjo veturë. /Telegrafi/