Site icon Telegrafi

Rrjedha e ujit i mori përpara, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Malësi të Madhe

Trupat e pajetë të babë e bir, të cilët u rrëmbyen ditën e djeshme nga rrjedha e ujit në në Bogë të Shkodrës, janë gjetur pas disa orë kërkimesh.

Ditën e djeshme përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës në Malësin e Madhe ka marrë përpara foristradën me të cilën udhëtonin babë e bir. Në makinë ka qenë dhe vajza, por ka arritur të shpëtojë.

Njoftimi policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Exit mobile version