Telegrafi

Rrjedh video intime e Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton

Një video intime e Nicole Scherzinger dhe ish të dashurit të saj, Lewis Hamilton, ka rrjedhur në internet.

Klipi i shkurtër prej dy minuta e gjysmë sheh çiftin duke u puthur dhe duke u përqafuar në një shtrat, para ndarjes së tyre në vitin 2015.

Tashmë video është shikuar 280 mijë herë në internet dhe video private besohet se nuk ka qenë e destinuar për publik.

“Nicole do të jetë me zemër të ther kur të shoh veten në këto video. Ajo nuk ishte e menduar për publik”, ki thënë një burim për The Sun.

Pas një lidhje që zgjati tetë vjet, çifti vendosën që t’i japin fund lidhjes në vitin 2015.

Scherzinger është ylli i fundit që ka të dhëna personale të rrjedhura në publik pasi hakerët arritën të sigurojnë qasje në rrjetet e saj sociale dhe në iCloud.

Vitin e kaluar Hamilton dhe Nick Minaj nxitën spekulime se po takohen, teksa Scherzinger së fundmi ishte ndarë nga tenisti bullgar Grigor Dimitrov. /Telegrafi/