Telegrafi

Rrjedh skenari i meçit mes Jake Paul dhe Tommy Furyt pak orë para ngjarjes – cilësohet si duel i manipuluar

Një skenar i supozuar është zbuluara për ndeshjen mes Jake Paul dhe Tommy Fury vetëm disa orë para luftës në Arabinë Saudite.

Rivalët më në fund do të shkojnë ballë për ballë në Diriyah të dielën (sonte), me duelin që pritet të fillojë në ora 22:30.

Megjithatë, tani po bëhen pretendime se përballja është manipuluar para se të ndodhë përplasja dhe skenari sugjeron që ish-ylli i Love Island – Fury do ta humbasë luftën përmes nokautit teknik.

Lexo po ashtu Jake Paul - Tommy Fury: Data, ora dhe vendi ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur

Skill Challenge, promovuesit e luftës mes Paul dhe Fury, kanë konfirmuar për Sportsmail se dokumenti është i rremë.

Dokumenti u publikua fillimisht nga Mike Perry, i cili ishte në radhë për t’u përballur me Paul në rastin që Fury tërhiqet nga lufta.

Në të, pretendohet se luftëtarët do e nisin përballjen me kujdes të shtuar, duke u rrotulluar rreth njëri-tjetrit dhe duke bërë goditje të lehta. Jake Paul realizon një goditje të fortë me të majtën, por Tommy Fury përgjigjet me një të djathtë të shpejtë.

Lexo po ashtu Jake Paul dhe Tommy Fury rrezikojnë burgun për shkeljen e ligjit saudit disa ditë para meçit

Fury supozohet se do të vazhdojë të marrë kontrollin e luftës, por jo edhe për shumë gjatë.

Në raundin e katërt, ajo pretendon se Fury do të ketë ‘probleme me syrin e tij të majtë’ i cili ‘po fillon të fryhet’. Lëndimi supozohet se do të bëjë që ‘doktori i anës së unazës të hedhë një sy’.

Në fund, pretendohet se Paul do të ketë një goditje të fuqishme me të djathtën, që e dërgon Furyn në dysheme.

Lexo po ashtu Realizohen matjet zyrtare, Paul dhe Fury me premtime të mëdha para meçit

Fury përpiqet të ngrihet, por ai nuk ia arrin dhe shtrihet përsëri. Arbitri fillon numërimin, por Fury qëndron në tokë.

Doktori në ring nxiton për të kontrolluar Furyn, por ai e largon me dorë. Tommy pastaj do të ketë të pamundur ta vazhdojë luftë dhe e detyron arbitrin të t’i jap fund meçit, duke shpallur Jake Paul fitues me nokaut teknik. /Telegrafi/