Fanella e katërt e Juventusit për ndeshjen e tyre të ardhshme në Serie A kundër Bolognas është publikuar në internet.
Biankonerët ndanë një video në llogaritë e tyre të mediave sociale të hënën, duke sugjeruar se ata ishin gati të lansonin një fanellë të re të katërt për 2021-22.
Footy Headlines tani ka zbuluar modelin dhe ngjyrat e saj.
Fanella e katërt e Juventusit është krijuar nga marka ndërkombëtare e veshjeve, Adidas dhe artisti brazilian, Kobra.
Fanella përmban nuanca të ndryshme të blusë, si dhe pak të verdhë në ngjyrë në forma. Sipas Footy Headlines, pjesa e pasme do të jetë e bardhë. Juventusi pritet të veshë fanellën e katërt vetëm për ndeshjen e së shtunës kundër Bolognas në Allianz Stadium. /Telegrafi/
https://twitter.com/Footy_Headlines/status/1513737439579459586?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1513737439579459586%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fwatch-juventus-fourth-kit-leaked%2F