Site icon Telegrafi

Me rritjen e temperaturave dhe shkrirjen e akullit në Grenlandë, zbulohet baza e fshehtë bërthamore e SHBA-ve (Foto/Video)

Një bazë e fshehtë bërthamorë e braktisur në Grenlandë, të cilën Shtetet e Bashkuara e kishin shfrytëzuar gjatë Luftës së Ftohtë, është shfaqur pas ngritjes së temperaturave dhe shkrirjes së akullit në këtë zonë.

Dhe nëse vazhdon me këtë ritëm të shkrihet akulli, mbetjet toksike mund të përfundojnë në det. Baza “Camp Century” me gjeneratorin e parë bërthamor, ishte hapur në vitin 1959, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/canaldecoracion/status/940719881917476864

Në këtë bazë kanë punuar 200 punëtorë të ushtrisë amerikane. Ajo kishte tre kilometra tunele nëntokësore që ishin gërmuar thellë në akull. Kjo bazë ka pasur rëndësi të madhe për SHBA-të gjatë Luftës së Ftohtë, në vitin 1967.

Madje, as qeveria daneze e cila asokohe administronte me këtë territor, nuk ishte në dijeni për këtë bazë. Brenda saj është zhvilluar projekti i fshehtë “Krimbi i akullt” me të cilin SHBA-të përmes tuneleve të akullta kanë mundur të lansojnë raketat në drejtim të Bashkimit Sovjetik.

Ekipi i shkencëtarëve amerikanë të kësaj baze kishte për qëllim që përmes tuneleve të “Century”, të lansojnë 600 raketa që mund të godisnin pa problem caqet në Moskë.

https://www.youtube.com/watch?v=x0c9ykqe2Xs

Megjithatë, për shkak të shkrirjes së akullit janë detyruar ta mbyllin bazën, por brenda saj ka mbetur afro 9200 tonë mbetje toksike. Dhe ekziston rreziku që sasia e madhe e këtyre mbetjeve që shkaktojnë kancerin tek njerëzit, të përfundojnë në ujëra rreth kësaj baze dhe përmes rrymave të ujit të shpërndahet.

Këto mbetje janë gropuar nën muret e akullta të trashë plot 35 metra, ndërsa shkencëtarët konsiderojnë se për shkak të ngrohjes globale, këto mure mund të zhduken gjatë 75 viteve të ardhshme.

Kjo bazë mund të zbeh raportet mes SHBA-ve, Grenlandës dhe Danimarkës dhe paraqet një problem multinacional. Pentagoni tashmë ka bërë të ditur, se qeveria amerikane do të “bashkëpunojë me Danimarkën dhe Grenlandën rreth zgjidhjes së problemit”.

Presidenti amerikan Donald Trump, është njëri nga kundërshtuesit më të zhurmshëm se ngrohja globale është thjesht një mit. Dhe për këtë arsye ka vendosur t’i tërheq SHBA-të nga marrëveshje e Parisit për ndryshimet klimatike. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version