Paga minimale në Kosovë tash e sa vite vazhdon të jetë e kategorizuar 130 euro deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro mbi moshën 35-vjeçare.
Njohës të fushës së ekonomisë, thonë se paga minimale në Kosovë është një shumë sociale e jo një pagë.
Për vitin 2018 është paralajmëruar rritja e pagave po jo rritja e pagës minimale. Në Bashkësinë e Sindikatave të Pavarura të Kosovës thonë se për këtë temë kanë kërkuar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj porse përgjigje nuk kanë.
Ekspertët e ekonomisë thonë se sipas shportës së jetesës paga minimale duhet të jetë 250 euro. /21Media/