Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë një problem serioz në Kosovë.
olicia ka raportuar disa incidente të rënda gjatë ditëve të fundit, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për viktimat.
Rastet sipas raportit 24 orësh:
Prishtinë / 23.06.2024 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili javë më parë kishte kanosur viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë / 17.07.2024 – 22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka demoluar banesën dhe e ka shtyrë viktimën, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.
Fushë Kosovë / 17.07.2024 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.
Mitrovicë / 17.07.2024 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht mes vete. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Këto raste theksojnë një herë më shumë rëndësinë e trajtimit të çështjeve të dhunës në familje dhe nevojën për masa të forta mbrojtëse për viktimat. /Telegrafi/