Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur të premten në mënyrë elektronike solli mes tjerash vendimin për rritjen e pensioneve me 20 për qind.
Kurti në një postim në Facebook shkruan rritja e pensioneve fillon nga ky muaj.
Lexoni të plotë postimin e kryeministrit:
Mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme:
Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:
Pensioni bazik i moshës;
Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;
Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;
Pensioni familjar;
Pensioni invalidor i punës;
Pensioni i parakohshëm për Trepçën.
Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi/