Site icon Telegrafi

Rritja e importit me Serbinë, shkas rritja e çmimit të karburanteve

Rritja e importit më Serbinë, ka qenë shkas që ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të ngrit në pikëpyetje, kthimin në partnerë kryesorë tregtarë. Derisa Hoti ka bërë fajtorë Qeverinë, ekonomistët thonë se janë edhe disa shkaqe të tjera të kësaj rritje.

Probleme politike mes Kosovës dhe Serbisë ka me bollëk, por situata ndryshon kur vjen puna te biznesi.

Kjo pasi që shkëmbimi tregtar mes dy shteteve është shumë i madh e ku dominojnë importet që Kosova bënë nga Serbia.

Gjatë vitit 2022, shkaku i inflacionit ka ulje të importit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor por jo edhe nga Serbia.

Kjo ka qenë shkas, që ish-kryeminitri i Kosovës, Avdullah Hoti të ngrit pikëpyetje për Qeverinë aktuale, që dikur rrokulliste maunet me produkte nga Serbia.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka thënë Hoti.

Fajtor për këtë situatë Qeverinë aktuale po e bënë edhe ekonomisti, Mustafë Kadriaj.

Sipas tij, shkak për këtë është dhe in formaliteti në veri të vendit.

“Qeveria aktuale sot nuk po bënë asgjë, është deklaruar se do të merr masa drejt taksave e reciprocitetit më Serbinë,  derisa në shohim se kemi rritje të importit nga Serbia. Kjo është një boomerang. Janë edhe transporti edhe çmimet ato që ndikojnë te rritja e produkteve serbe brenda Kosovës. Kemi një informalitet me veriun e Kosovës dhe nga atje hyjnë produktet formale edhe jo formale”, ka Kadriaj.

Rritja e importit nga shteti Serbë në Kosovë, është edhe për shkak të një faktori tjetër.

“Arsyeja kryesore është afërsia  e Serbisë më Kosovën, ju keni qenë dëshmitarë të ngritjes së çmimeve të karburanteve dhe shtetet më të largëta, shkaku i transportit është pak ma problem me marr produkte nga shtetet e tjera. Serbia është më aferë dhe kjo mundët më qenë arsyeja”, tha ish-drejtori i Doganës, Naim Huruglica.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të tetorit të këtij viti, Kosova ka importuar mbi 310 milionë euro mallra nga Serbia./RTV Dukagjini/

Exit mobile version