Telegrafi

Rritet vlera e koeficientit për federatat sportive

Mbështetja financiare për federatat e sportit ka shënuar rritje rekorde për vitin 2023.

Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2600 euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1800 euro.

Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1500 euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1300 euro.

Buxheti i rritur nënkupton më shumë aktivitet fizik dhe më shumë cilësi në sportin vendor.