Paraqitjet e suksesshme në kampionatin rus e futbollistëve shqiptar, Bekim Balaj, Bernard Berisha dhe Odhise Roshi, ka bërë që të rritet vlera e tyre nga faqja e njohur transfermarkt.com.
Sipas vlerësimit të ri, Balajt i është rritur çmimi për 1 milion më shumë, duke u bërë tani i shtrenjtë për 3 milionë euro.
Berisha është shtrenjtuar për gjysmë milioni dhe tani vlen dy milionë euro, ndërsa Roshi, i cili më parë vlerësohej për vetëm 350 mijë euro, tani vlen 1 milion euro.
Ndryshe, të tre futbollistët janë pjesë e skuadrës së Terek Groznyt. /Telegrafi/