Site icon Telegrafi

Rritet shkëmbimi tregtar Maqedoni-Bullgari

Marrëveshja e fqinjësisë së mirë Maqedoni-Bullgari i ka dhënë efektet e para në sferën e shkëmbimit tregtar ndërmjet të dy vendeve.

Të dhënat më të reja flasin për një rritje prej rreth 11% të shkëmbimit tregtar, për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspertët thonë se interesimi për udhëtime afariste në Maqedoni është rritur dyfish. kështu thotë Ljubomir Leviçarov, i cili mendon se kjo ka ardhur si rezultat i marrëveshjes dypalëshe.

Ai shprehet se në Maqedoni ka mjaft investime bullgare, siç janë ato ne sistemin bankar dhe të sigurimeve. Bullgaria eksporton në Maqedoni pajisje elektroenergjetike, kurse importon nga Maqedonia lëndë të parë të bakrit./Telegrafi/

Exit mobile version