Shqiptarë vazhdojnë të jenë në krye të listës së kërkesave për azil në Holandë, pavarësisht apelit të vazhdueshëm të qeverisë vendase për të mos zbarkuar në këtë vend.
Këtë muaj, 154 shtetas shqiptarë kërkuan azil në këtë shtet, duke çuar numrin total të azilkërkuesve në 1215.
Kjo përben një rritje të madhe, pasi në shtate muajt të vitit 2016 ka pasur rreth 200 kërkesa me shumë sesa i gjithë vitin 2015, ku kërkesat kanë arritur në 1005. Por, krahasuar me vitin 2014, rritja është më e ndjeshme, pasi përgjatë gjithë vitin 2014 vetëm 86 shqiptarë patën kërkuar azil në Holandë.
Qeveria holandeze ka bërë thirrje të vazhdueshme për të mos kërkuar azil në Holandë, pasi shqiptarët nuk kanë asnjë shans për të përfituar leje qëndrimi në ketë vend.
Fluksi i lartë të azilkërkuesve ka bërë që vendi të marrë dhe disa masa shtrënguese si përpjekje për të ulur fluksin e kërkesave për azil. Tashme azilkërkuesve iu është hequr asistenca sociale dhe avionët Charter për tu kthyer.