Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Në statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit, policia bën të ditur se numri i aksidenteve arrin në 67, 22 prej tyre me persona të lënduar ndërsa në 45 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, në ditën e djeshme policia ka shqiptuara edhe 1 mijë e 449 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 9 persona, 4 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/
Fotografi ilustruese: