Telegrafi

Rritet rreziku nga stuhitë në Australi

Shtëpitë ekskluzive të vendosura në plazhin e Sidneit rrezikohen nga kolapsi pas baticave të larta dhe valëve të mëdha të shkaktuara nga stuhitë e vazhdueshme në këtë kontinent.

Plazhi Collaroy që gjendet në Sidnei është ngushtuar deri në 50 metra pas stuhisë së fuqishme që goditi bregun lindor të Australisë.

Katër persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa tre të jenë të zhdukur pas stuhive të vazhdueshme, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Për dallim prej gjendjes në plazhet e Sidneit, në shtetin e Tasmanisë moti i keq ka kaluar dhe gjendja është normalizuar.