Telegrafi

Rritet rrezatimi pranë centralit bërthamor të Çernobilit

Një rritje e rrezatimit është regjistruar pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, i cili është kapur nga forcat ruse, tregojnë të dhënat e monitorimit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, trupat pushtuese ruse morën të enjten kontrollin e uzinës – vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë në vitin 1986.

Nivelet e rrezatimit u rritën rreth 20 herë të enjten, raportuan stacionet e monitorimit atje.

Por ekspertët thonë se një tjetër fatkeqësi e madhe bërthamore atje është “jashtëzakonisht e pamundur”.

Rritja u shkaktua nga automjetet e rënda ushtarake që trazonin tokën e kontaminuar në zonën e përjashtimit prej 4,000 km katrore (2,485 milje katrore) që rrethon centralin e braktisur, raportoi Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës.

Rritja më e madhe u regjistrua pranë reaktorit të dëmtuar. /Telegrafi/