Site icon Telegrafi

Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit, Fonseca ka tri ndeshje vendimtare për të ruajtur pozitën

Mediat italiane raportojnë se është rritur presioni mbi trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca, pasi rezultatet e tre ndeshjeve të ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen e portugezit në San Siro.

Milani viziton Veronën në ndeshjen hapëse të raundit xhiros së 17-të të Serie A këtë mbrëmje: një lojë vendimtare për kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, Fonseca.

Sipas Gazzetta dello Sport, e ardhmja e trajnerit në San Siro do të varet nga rezultatet e tre ndeshjeve konkurruese në vijim.

Lexo po ashtu Xavi në bisedime të avancuara me Milanin për të zëvendësuar Fonsecan

Pas ndeshjes së Veronës, Milani do të luajë në shtëpi kundër Romës më 29 dhjetor. Më pas, në ndeshjen e parë të vitit 2025, Milani do të përballet me Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës në Riad më 3 janar.

Fonseca nuk pritet të shkarkohet nëse Milani dështon të mposht Veronën këtë mbrëmje, por klubi thuhet se do të vlerësojë rezultatet në tre ndeshjet e ardhshme.

Sidoqoftë, të premten, Corriere dello Sport ka shkruar se Fonseca ishte “në një udhëkryq” dhe se ndeshja e Verona mund të jetë “vendimtare” për të ardhmen e tij.

Milani është 14 pikë larg liderit të Serie A, Atalanta, me një ndeshje më pak dhe tetë më pak se Fiorentina e vendit të katërt.

Vetëkuptohet se drejtuesit e Milanit presin rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.

Disa burime, përfshirë Gazzetta dello Sport, raportojnë se Fonseca do të heqë dorë nga Theo Hernandez për ndeshjen e dytë radhazi në Verona, duke nisur me Alex Jimenez si mbrojtës i majtë. /Telegrafi/

Exit mobile version