Site icon Telegrafi

Rritet për 6.6 për qind shkalla e papunësisë në BE gjatë muajit mars

Shkalla e papunësisë e Bashkimit Evropian u rrit në 6.6 për qind në mars, deri sa shifra u rrit nga 6.5 për qind në muajin e kaluar, ndërsa ra nga 6.9 për qind në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Kështu tha Zyra Evropiane për Statistika në një njoftim për shtyp, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, shkalla e papunësisë ishte 7.4 për qind në Eurozonë, duke u rritur nga 7.3 për qind në muajin e kaluar dhe duke zbritur nga 7.7 për qind në të njëjtin muaj të vitin 2019.

Eurostat theksoi që 14.14 milionë persona në BE, përfshirë 12.16 milionë në Eurozonë ishin të papunë që nga muaji mars. Numri i të papunëve u rrit në 241 mijë në baza mujore në BE dhe 197 mijë në zonën e euros.

Çekia, Holanda dhe Polonia shënuan nivelet më të ulët të papunësisë me 2 për qind, 2.9 për qind dhe 3 për qind.

Normat më të larta janë në Greqi me 16.4 për qind në muajin janar dhe në Spanjë me 14.5 për qind në muajin mars.

Gjithashtu Zyra tha se kishte rreth 2.76 milionë të rinj të papunë, nën 25 vjeç – në BE në mars, që paraqet normën e papunësisë së të rinjve me 15.2 për qind.

Zyra e statistikave e BE-së njoftoi se niveli i inflacionit pritet të arrijë në 0.4 për qind në eurozonë në prill, nga 0.7 për qind në mars. /Telegrafi/

Exit mobile version