Rritet numri i personave me depresion në Maqedoni për 37% që është edhe njëherit numër më i madh i të prekurve që nga viti 2010, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në vitin 2010 numri i personave me depresion ka qenë 585 ku 196 meshkuj dhe 389 femra. Në vitin 2015 numri ka qenë 803 ku 257 meshkuj dhe 546 femra. Në vitin 2016 ka pasur rritje prej 37%.
Nga kjo, merret vesh se numri i të prekurve nga depresioni ka qenë 1.100 persona, ku nuk ka më shumë informacione për gjininë. /Telegrafi/