Telegrafi

Rritet numri i viktimave nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg, 73 të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në Johanesburg të Afrikës së Jugut, është duke u rritur.

Deri më tani raportohet për 73 të vdekur dhe mbi 40 tjerë të lënduar rëndë, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, kurse autoritet po bëjnë të pamundurën që të nxjerrin të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënoja.

Autoritetet lokale në Johanesburg, akoma nuk e dinë se çfarë e shkaktoi zjarrin në ndërtesën katërkatëshe në qendër të qytetit.

Zëdhënësi i ekipit emergjent tha se kanë arritur të shpëtojnë disa persona, ndërsa është bërë e ditur se në këtë objekt kishin qëndruar edhe shumë të pastrehë që në mënyrë të kundërligjshme ishin futur në të.

“Më shumë se 20 vite jam në ekipin emergjent dhe diçka të tilla akoma nuk kam parë”, tha një jugafrikani. /Telegrafi/