Site icon Telegrafi

U rrit numri i të punësuarve në dyqane gjatë muajit gusht

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se gjatë muajit gusht është rritur numri i të punësuarve në dyqane gjatë muajit gusht 2022.

Sipas ASK-së, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara është rritur me rreth 36 për qind.

“Në muajin gusht 2022, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara është rritur me 35.96 për qind, pasuar nga ajo me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 30.22 për qind. Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara është rritur me 16.04 për qind, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 11.07 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 4.21 për qind”, thekson ASK në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, gusht 2022“, raporton Telegrafi.

“Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 0.87 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 0.76 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande (përmes Postës ose internetit) me 0.73 për qind dhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 0.15 për qind”, shton raporti.

Po ashtu, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara ishte struktura kryesore e të punësuarve për këtë muaj.

“Struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 36.61 për qind, ndjekur nga ajo e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 23.57 për qind. Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 21.76 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 10.67 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 4.16 për qind”, vijon ASK.

“Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 1.24 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 1.2 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 0.41 për qind dhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes Postës ose internetit) me 0.39 për qind”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Exit mobile version