Site icon Telegrafi

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios, shifër alarmante

Lojërat Olimpike po vazhdojnë të sjellin para tifozëve paraqitje impresionuese, e që nga to janë edhe disa të shëmtuara.

Tifozët nuk kanë mundur të shijojnë spektaklin nga afër, shkaku i COVID-19 që është rikthyer në javët e fundit.

Edhe pse ishte në dilemë se a do të mbaheshin Lojërat Olimpike në Tokio, përfundimisht u vendos që duhej të mbaheshin me një vit vonesë.

Lexo po ashtu "A mund t’i kemi dy të arta?”- shkruhet historia në Lojërat Olimpike: Ndahen dy medalje të arta për dy atletë të së njëjtës kategori

Por, kjo gjë u ka kushtuar garuesve, pasi ka një numër i madh prej tyre që janë infektuar dhe janë në vetëizolim.

Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët janë prekur nga koronavirus u rrit në 259.

Lexo po ashtu I ulur në shkallët e palestrës dhe duke bërë punime me grep - kampioni olimpik bëhet sensacion në rrjetet sociale

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 18 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e Tokios 2020.

Në mesin e 18 të infektuarve në 24 orët e fundit gjenden edhe atletë që konkurrojnë në gara.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë dhe janë duke marrë një përkujdesje të madh në Fshatin Olimpik, por që janë të veçuar. /Telegrafi/

Exit mobile version