Site icon Telegrafi

Fillon shpërndarja e protestuesve para Kuvendit

E plotësuar- Pas votimit të Qeverisë Hoti, qytetarët të cilët ishin mbledhur para Kuvendit për të kundërshtuar votimin e kësaj qeverie, kanë nisur të shpërndahen.

Para hyrjes së Kuvendit shihet një numër i vogël i qytetarëve që kanë mbetur.

Qeveria Hoti është votuar më 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim. /Telegrafi/

 

 

 

 

——

Protesta para Kuvendit, shtohen masat e sigurisë

E plotësuar- Para Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar protesta e qytetarëve në kundërshtim të formimit të Qeverisë Hoti.

Objekti i Qeverisë së Kosovës tashmë është rrethuar me policë. Pas heqjes së rrethojave, tashmë kërkohet prezencë më e madhe e zyrtarëve për të ruajtur sigurinë.

Kjo ka ndodhur pas tensionimit të situatës pranë objektit të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

—–

Rritet numri i protestuesve, tentojnë të hyjnë në Kuvend

Përderisa në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca për votimin e Qeverisë Hoti, para Kuvendit qytetarët po protestojnë.

Numri i qytetarëve të mbledhur para kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar votimin e qeverisë Hoti, sa vjen e shtohet.

Të gjithë një zëri “Rroftë qeveria Kurti”, po vazhdojnë protestën teksa kanë provuar të thyejnë kordonin e Policisë për të hyrë brenda Kuvendit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version