Gjermania ka shënuar numrin më të lartë të lindjeve që nga viti 2000.
Sipas Fox News, zyra e statistikave ka njoftuar se 737,630 foshnje janë lindur vitin e kaluar në Gjermani, e cila ka një popullsi prej 80 milionësh, transmeton KosovaPress.
Numri ishte më i lartë se në vitin 2014, kur ishin regjistruar 714,927 lindje.
Megjithatë, numri i njerëzve të cilët vdesin që nga viti 1972, akoma qëndron më i lartë se i atyre që lindin