Në njësinë rajonale të Ministrinsë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellsit (MBPU) në Dellçevë kanë arritur 1.530 kërkesa për subvencione bujqësore, që do të thotë 50 kërkesa më shumë se vitin e kaluar, kur kishin arritur 1480 kërkesa nga bujqit e Dellçevës dhe Makedonska Kamenicës, përcjell Telegrafi Maqedoni
Ashtu siç tha Ilço Karanfillovski, udhëheqësi njësisë rajonale të MPBU në Dellçevë, më shumë kërkesa për subvencione janë dorëzuar nga bujqit për hapësira bujqësore të mbjellura me kumbulla dhe vishnje.
“Faza e parë e dorëzimit të kërkesës për subvencionet bujqësore ka mbaruar, ndërsa më vonë do të filloj paraqitja e kërkesave për subvencionet nga sasia shitur për prodhim të gatshëm. Apeloj deri te bujqit që në kohë të përgatisin dokumentet e nevojshme, faturat, që të jenë të gatshëm kur të publikohet thirrja për aplikim”, tha Karanfilovski.
Përndryshe, deri tani shteti ka paguar 2 denarë për për kilogram për blerjen e pemëve./Telegrafi/