Ordinancat e përgjithshme mjekësore kohëve të fundit regjistrojnë shumë fëmijë deri në moshën 4 vjeç me virus dhe infekcione ne organet respiratore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rreth 60 % e këtyre komplikimeve shëndetësore vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit, i kombinuar edhe me viruset sezonale. Andaj edhe mjekët amë ndezin alarmin dhe rekomandojnë që prindërit të kene kujdes me te madh per femijet si dhe ne raste nevoje te paraqiten në kohë për kontrolle mjekesore.
Fluks i madh i foshnjeve të sëmura shënohet edhe në Klinikën e fëmijëve për sëmundje te mushkerive në Kozle. Autoritet e kësaj klinike bëjnë bejne te ditur se kapacitetet e pranimit janë plotësuar, dhe në këtë periudhë pranojnë vetëm raste urgjente.
Mjekët thonë se në këtë periudhë derisa ka ajër të ndotur dhe mjegull, të mos i nxjerrin fëmijët e vegjël jashtë pa nevojë, dhe vazdhimisht tu jepen terapi vitaminoze./Telegrafi/