Site icon Telegrafi

Rritet numri i ankesave për qasje të lirë në informacionet publike

Sipas raportit të punës së Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informacione të karakterit publik, është rritur numri i ankesave nga personat fizik dhe nga gazetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të së drejtës dhe demokracisë, nga 96 vende të botës, Maqedonia është e 14-ta, me 113 pikë nga 150 të mundshmet. Këto pikë fitohen sipas kritereve të ndryshme, ndër të cilët, më të rëndësishme janë ato që lidhen me mekanizmat mbikëqyrës dhe rritjes së vetëdijes, pra promovimit të së drejtës për qasje të lirshme në informacione.

Në dhjetë vitet sa ekziston ky komision, janë ngritur gjithsej 5916 ankesa për informacione, në livel lokal dhe qendror. Viti 2015 ka shënuar rritje të ankesave, krahasuar me vitin 2014, pra 960 për 2015 dhe 849, për vitin 2014. Nga këto, Komisioni ka sjellur 496 zgjidhje dhe 439 përfundime.

Exit mobile version