Site icon Telegrafi

Rritet niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi për media ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

“Pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra( gati 1 metër) ndërsa Badoci për 20 centimetra.

Ua kujtojmë se, në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version