Site icon Telegrafi

Rritet ndotja e ajrit në Maqedoni

Sipas të dhënave më të reja të Sistemit të mbikëqyrjes së cilësisë së ajrit mjedisor, në dy ditët e fundit është rritur prania e grimcave PM10, duke tejkaluar mbi 200 miligram për metër kub.

Sipas të dhënave, ndotja ëshët rritur në Shkup në Rektorat dhe në Lisiçe, pastaj edhe në Tetovë, bën të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto të dhëna janë dërguar edhe në ministritë për Shëndetësi, për Punë dhe Politika Sociale, Inspektoriatin Shtetëror për Mjedis Jetësor, Entin për Mjedis Jetësor, dhe në disa institucione tjera.

Prandaj, sipas vendimit qeveritar të seancës së 40-të, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Shëndetësisë, janë të obliguar që:

-udhëzojnë subjektet juridike që t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjet, si edhe personat me asmë, me infarkt të pësuar, ose sulm në tru, pa dallim moshe, por që kanë udhëzim mjekësor.

-udhëzojnë subjektet juridike ta riorganizojnë orarin e punës për personat që punojnë në hapësirë, nga ora 11:00 e deri në ora 17:00.

-sigurojnë hapësirë për aktivitetet e shërbimeve mjekësore./Telegrafi/

Exit mobile version