Telegrafi

Rritet ndjeshëm vlera e Mërgim Berishës – Transfermarkt tregon se sa kushton tani lojtari shqiptar

Mërgim Berisha është duke shkëlqyer në këtë edicion te Red Bull Salzburgu.

Sulmuesi shqiptar që mbron ngjyrat e Gjermanisë si në ligën e Austrisë, po ashtu në Ligën e Kampionëve, nuk po ndalet me gola.

Forma e tij e jashtëzakonshme nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe tashmë ka interesim të madh për të nga klubet evropiane.

Transfermarkt që merret me statistika dhe vlerën e lojtarëve, ka zbuluar se sa kushton tani kartoni i Berishë.

Para se të fillonte ky edicion, sulmuesi shqiptar kishte një vlerë rreth 2.5 milionë euro, mirëpo tani ka rritje të ndeshje.

Gjithnjë sipas faqes ndërkombëtare, Mërgim Berisha aktualisht vlen hiq më pak se dhjetë milionë euro.

Natyrisht se nëse vazhdon me këtë formë deri në fund të këtij sezoni, ai edhe mund të kalojë shifrën e 20 milionëve.

Kujtojmë se në ligën e Austrisë, Berisha ka shënuar derisa më tani shtatë gola, derisa në Ligën e Kampionëve ka realizuar plotë katër herë dhe ka asistuar në një. /Telegrafi/

Foto: Transfermarkt/Prsc