Shumë klube kanë shfaqur interesim në muajt e fundit për sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata.
Duke i parë kualitetet e spanjollit dhe minutat e tij të pakët te Zonja e Vjetër, shumë klube të mëdha evropiane janë të gatshme t’i japin një mundësi spanjollit.
Interesimi i Real Madrdit dhe Arsenalit për Moratan është i njohur prej kohësh, por sipas Marcas për atë është futur në garë edhe Atletico Madridit.
Lexo më shumë: Deklarata e Moratas trondit Juventusin
Por, ky transferim vështir të ndodh pasi lojtari në të kaluarën ka qenë pjesë e Real Madridit dhe shpesh herë ka folur për dashurinë që ka për Los Blancos.
Atletico gjithashtu është duke monitoruar me kujdes edhe Gonzalo Higuain, Diego Costan dhe Edinson Cavanin. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet