Site icon Telegrafi

Rritet interesimi i kompanive gjermane për investime në Kosovë

Kanë kaluar pothuajse një muaj, nga takimi i Kryeministrit Isa Mustafa me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku ndër të tjera ishte diskutuar me theks të veçantë mundësia e rritjes së investimeve gjermane në Kosovë.

Oda Ekonomiko Gjermano-Kosovare, në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se që nga takimi i fundit i kryeministrit Mustafa me kancelaren gjermane Merkel, është vërejtur një interesim i shtuar i bizneseve gjermane për të investuar Kosovë. “Edhe pse është kohë e shkurtër të bëhet ndonjë krahasim me periudhën e kaluar, apo të nxirret ndonjë konkluzion i saktë, megjithatë javëve të fundit vërehet një interesim i shtuar i bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë”.

Megjithatë kjo odë në përgjigjen e saj ka shtuar se kjo punë kërkon kohë dhe angazhim. “Por duhet të kemi parasysh që planet për të investuar në Kosovë, kërkojnë kohë dhe angazhim, ku secili investitor i huaj mundohet që ta studioj tregun tonë sa ma mirë, para se të merr vendim për të investuar”, thuhet në përgjigjen e Odës Ekonomike për “Zërit”.

Gjithashtu sipas OEGJK-së, vizita e kryeministrit Isa Mustafa, ka pasur një jehonë edhe në vendet tjera gjermano folëse e sidomos te diaspora Kosovare, në veçanti në Zvicër ku kemi rastin konkret të një partneriteti Kosovaro-Zviceran i iniciuar nga një mërgimtar nga rajoni i Prizrenit për investim në sektorin e bio – produkteve. /Telegrafi/

Exit mobile version