Telegrafi

Rritet eksporti i prodhimeve të Maqedonisë në Hungari

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, Maqedonia ka eksportuar në Hungari 160% më tepër prodhime, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më së shumëti janë eksportuar prodhime të industrisë maqinerik dhe asaj të përpunimit, ndërkaq afaristët hungarez shohin edhe potencial për bashkëpunim në turizëm, ekologji dhe kulturë.

Sektori i afarizmit thekson se panairet si TEHNOMA, janë vend i shkëlqyer për firmat vendore, për të gjetur bashkëpunime të reja me partnerë të jashtëm.

Statistikat më të reja tregojnë se në 7 muajt e parë të këtij vitit, eksporti i Maqedonisë ka shënuar rritje prej 5.2%, pra rreth 2.4 miliard euro janë eksportuar në tregun e jashtëm./Telegrafi/