Telegrafi

Rritet dhuna në familje, Policia njofton për rastet e fundit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, e që kryesisht kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Policia bën të ditur se tashmë ka arrestuar personat që kanë ushtruar dhunë në familje dhe se janë duke hetuar rastet, transmeton Telegrafi.

Më poshtë, rastet e ndara sipas raportit të Policisë:

Prishtinë 08.12.2021 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ofenduar dhe është sjellë dhunshëm me bashkëshorten e tij femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq 09.12.2021 – 13:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj për shkaqe xhelozie. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit palë janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 09.12.2021 – 16:02. Viktima femër kosovare ka raportuar se nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka dhune fizike dhe psikike, të dy palët janë sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë 09.12.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në vazhdimësi e ka kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Obiliq 09.12.2021 – 21:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Istog 08.12.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij duke iu shkaktuar lëndime. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor po ashtu edhe djali i saj dyshohet se ka sulmuar motrën e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Istog 08.12.2021 – 17:25. Me 09.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka dashur ti marrë me forcë fëmijët e tij të cilët jetojnë me nënën e tyre ankuesen femër kosovare. I dyshuari dhe viktima jetojnë të ndarë pasi edhe më herët kishin probleme familjare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 09.12.2021 -12:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga djali i tij mashkull kosovar është kanosur, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar ne mbajtje. /Telegrafi/