Telegrafi

Rritet çmimi i Salah, por edhe i Edersonit, Sanes dhe Paulinhos

HUDDERSFIELD, ENGLAND - JANUARY 30: Mohamed Salah of Liverpool celebrates as he scores their third goal from the penalty spot during the Premier League match between Huddersfield Town and Liverpool at John Smith's Stadium on January 30, 2018 in Huddersfield, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, sipas CIES ka çmim në vlerë 74.7 milionë euro.

Egjiptiani deri më tani ka shënuar hiq më pak se 32 gola në 40 ndeshje, ndërsa erdhi nga Roma për 42 milionë euro.

Sipas CIES, çmimi i është rritur edhe portierit të Manchester City, Ederson.

Ederson tani ka vlerë 74.4 milionë euro. Ai u ble nga Benfica për 40 milionë euro.

Leroy Sane llogaritet 63 milionë euro, pas një sezon shumë të mirë te Manchester City,

Nga llogaritjet e tjera ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është vlerësuar me 54.7 milionë euro, Paulinho i Barcelonës me 42.4 milionë euro, ndërsa mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic (€40.7m).

(Foto: Getty Images)

Edhe te mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, ka ngritje të madhe me vlerësim prej 35.6 milionë euro.

Të gjithë këtë lojtarë kanë qenë në formë shumë mirë këtë sezon dhe çmimi i tyre është rritur. /Telegrafi/